Po punonte në shkollë, humb jetën punëtori në Tiranë

E mërkurë, 29 Janar 2020 14:11

Një punëtor ka humbur jetën sot, pasi ka rënë nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku 57-vjeçari me inicialet E. L., ka rënë nga lartësia në shkollën ku po punonte për rikonstruksion.

Policia e Tiranës thotë se ngjarja është aksidentale.

 

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ‘ e Kastriotëve’ duke punuar, tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments