Detaje rrënqethëse janë zbuluar për fatin tragjik te Jan Prengës i cili u mor peng në Kamëz nga një grup personash të cilët e kanë vrarë duke e dhunuar.
Referuar dosjes hetimore të prokurorisë, lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, gazetarja Klodiana Lala ka siguruar edhe detaje në lidhje me provat që kanë krijuar bindjen e Policisë se 49 vjecari ka humbur jetën.
Lala tha se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur trupi i 49-vjecarit nxirret i zhveshur dhe tërhiqet zvarrë në garazhin e ‘Golden Resort’. Kamerat kanë fiskuar çastin kur autorët fusin viktimën në një tjetër makinë e cila e më pas largohet nga resorti.
Autorët sakaq në kamerat e sigurisë teksa ndërrojnë rrobat e tyre dhe lajnë vendin brenda garazhdit, për të humbur gjurmët.
Referuar dosjes gazetarja Klodiana Lala tha se kamerat e sigurisë kanë rezultuar të paprekura, lëvizjet e autorëve janë fokusuar gjithashtu edhe nga kamerat e një hoteli përballë. Gjithashtu këto kamera janë sekuestruar nga Policia e Shtetit.