Një 49 vjeçar shqiptar është në telashe, pasi prej 10 vitesh një tjetër person i ka vjedhur identitetin, çka I pamundëson pajisjen me pasaportë biometrike.
Shqiptari që jeton prej vitesh në Angli, ka mësuar të vërtetën e hidhur pasi është drejtuar në ambasadën shqiptare në Angli.
Që prej vitit 2011, dikush i ka vjedhur identitetin, duke aplikuar për pasaportë në emrin e tij.
Kjo pasaportë është ende aktive, prandaj kompania Aleat ia ka refuzuar këtë shërbim 49-vjeçarit, i cili nuk mund të pajiset sërish me pasaportë.
Dyshohet se falsifikimi është kryer nga një person ende i pa identifikuar nga autoritetet i ndihmuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Malësinë e Madhe, aty ku është edhe vendbanimi i 49-vjeçarit.
Për rastin në fjalë po heton Prokuroria për të zbuluar lëvizjen e personit që i ka marrë identitetin dhe kapjen e tij.
Vjedhja e identitetit dhe falsifikimit të dokumenteve të identifikimit është një problem mjaft i shpeshtë. Identitetet e shqiptarëve vidhen nga shtetas nga Kosova për të përfituar lëvizjen e lirë në zonën Shengen, ose nga persona me rekorde kriminale për t’i shpëtuar drejtësisë.