Bilanci i epidemisë së koronavirusit ka shkuar në 259 të vdekur në Kinë, ndërsa 2.102 raste të reja u regjistruan të premten, me mbi 11 mijë të infektuar të konfirmuar
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, 42 nga 46 viktimat e reja janë regjistruar në provincën e Hubei, ku filloi infeksioni. 18 raste janë identifikuar deri më tani në Evropë, përfshirë dy në Itali
Vonesat e autoriteteve lokale të Wuhan në zbulimin e rasteve kanë përkeqësuar situatën e epidemisë. ‘Në këtë moment ndjehem në faj‘, ka pranuar Ma Guoqiang, sekretari i partisë komuniste kineze të Wuhan, partia që ka shumicën në këtë bashki.
’Nëse do të ishin marrë masa më rigoroze, rezultati do të ishte ndryshe dhe më i mirë nga aktualiteti ku ndodhemi’, duke pranuar për herë të parë vonesa në zbulimin e raste me koronavirus.