Një nënë është arrestuar nga ana e Policisë së Gjirokastrës, për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.
Burimet thonë se u arrestua në flagrancë shtetasja Rudina Murataj, 35 vjeç, banuese në Gjirokastër, me arsim të lartë.
Mësohet se rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, ajo ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës së saj të mitur 7 vjeç, shtetases A. I. K, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri Gjirokastër, në prani të stafit pedagogjik të kësaj shkolle.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë këtë nënë të ushtrojë dhunë publikisht ndaj vajzës së saj të mitur. Burime konfirmojnë se ky nuk është rasti i parë që Murataj ushtron dhunë ndaj fëmijëve të saj, pasi ka pasur dhe precedente të mëparshëm.