FOTO/ Kush është çifti shqiptar, prindër të dy fëmijëve. Burri masakroi gruan me thikë në vendin e punës

Saturday, 01 February 2020 14:42

gazeta1

Ky qe shihni ne kete foto, publikuar nga nje e perditshme italiane eshte cifti shqiptar, Zyberi, prinder te dy femijeve.

Gruaja 43-vjeçare Laureta Zyberi, u gjet ne nje pellg gjaku, vrare me se paku 10 goditje thike nga bashkeshorti i saj, ne Genova, ne banesen e nje italiani, ku ishte e punesuar per t’u kujdesur per punet e shtepise.

Nga hetimet e para, burri, qe e shihni ne foton me siper, Eduart Zyberi, 53 vjec thuhet se e ka masakruar, e me pas ka tentuar te vrase edhe veten me thike ne bark, por shpetoi vetem me plage dhe ndodhet i ndaluar ne spital, ku vazhdon te kurohet.