Pasditen e së premtes 53-vjeçari Murat Duriçi humbi jetën në Bulqizë i goditur nga një automjet. Sipas TCH, Murat Duriçi u aksidentua nga një mjet, kishte dalë për vrap
Viktima po ecte në këmbë përgjatë aksit rrugor kur është goditur nga një automjet. Drejtuesi i mjetit e ka lënë të aksidentuarin në rrugë pa i dhënë ndihmë dhe ishin kalimtarët ata që e transportuan në spital, por dëmtimet ishin të rënda dhe 53 vjeçari nuk mbijetoi dot.
Banoret të cilët jetojnë në afërsi të kësaj rruge tregojnë se aksidentet kanë qenë të shpeshta jo vetëm në njerëz, por edhe në bagëti për shkak se në rrugë lëvizet me shumë shpejtësi.