Policët italianë ndaluan dy shqiptarë për një kontroll rutinë në rrethinat e Milanos. Por ata nisën të tregohen nervozë, çka bëri që karabinierët të bëjnë një kontroll akoma më të thelluar.
Ata zbuluan në makinën e tyre, një Renault Clio, rreth 38 gramë kokainë.
Të arrestuarit janë një 29-vjeçar, C.A, që jetonte në Itali dhe një 29-vjeçare me inicialet F.Z, e cila drejtonte mjetin. Sipas portalit Sette Giorni, ajo është inspektore në Policinë e Shtetit në Shqipëri.
Droga ishte e shpërndarë në 76 doza. Përveç kësaj, çiftit iu kapën edhe 1430 euro. Burri u vendos nën arrest shtëpiak, kurse policja shqiptare duhet të paraqitet para policisë gjyqësore italiane.