Koronavirusi, pamjet e udhëtimit të shqiptares nga Wuhani në Turqi

Diel, 02 February 2020 12:06

Mes udhëtarëve të fluturimit të djeshëm nga Wuhani në Turqi ishte edhe studentja shqiptare, Silva Doçi.

Evakuimi i qytetarëve turqë, azerë, gjeorgjianë dhe shqiptares është bërë gjatë ditës së djeshme.

Sot kanë dalë dhe pamjet e këtij udhëtimi, ku janë shpëtuar dhjetëra qytetarë.

Siç edhe duket në videon e mëposhtme, të gjithë udhëtarët edhe pse besohet se nuk janë të prekur nga koronavirusi kanë veshur tuta mbrojtëse dhe me maska.

 

Zyrtarët turqë kanë bërë të ditur se si udhëtarët edhe ekuipazhi që i ka shoqëruar dhe sjellë në Turqi janë futur në karantinë për 14 ditë me radhë.

Deri më tani thuhet se asnjë prej këtyre udhëtarëve nuk është i prekur nga koronavirusi.

 
Login to post comments