FOTO/ Të kërkuar për vrasje në 1992 dhe 2001, kush janë dy shqiptarët e rrezikshëm që kërkon policia

Hënë, 03 February 2020 10:15

Policia e Shtetit vijon publikimin e personave të kërkuar, ndaj të cilëve janë dhënë dënime kapitale. Këta janë të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit të dënuar për vrasje, ngjarje të ndodhura në vitin 2001 dhe 1992.

I dënuari me burg përjetë Gleron Jahjolli
Në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, shtetasi Gleron Jahjolli, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli

Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari me burg përjetë Fran Prendi 
Në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari i qytetit”, Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.
Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”.

Fran Prendi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...