Më shumë se 1800 pasagjerë dhe ekuipazhi i një kroçiere që ndaloi në Hong Kong të mërkurën u mbajtën në bord ndërkohë që u bëheshin analizat për koronavirus, pasi disa anëtarë të ekuipazhit kishin ethe, thanë autoritetet, sipas Reuters.
Ish-kolonia britanike e shënoi vdekjen e parë të martën. Ishin konfirmuar 18 raste, përfshirë katër të fundit që ishin transferuar brenda vendit.
Punonjësit e shëndetësisë në Hong Kond u hodhën në grekë këtë javë duke i kërkuar autoriteteve të qytetit të mbyllin plotësisht kufirin me Kinën, prej nga virusi e kishte origjinën, me qëllim që të bllokonin përhapjen e tij.
Kroçiera “World Dream” ndali në Hong kong pasi iu ndalua hyrja në Taivan, në portin e Kaohsiung të martën.
Tre kinezë nga kontinenti kishin qënë në bord nga 19 deri në 24 janar dhe ata kishin pasur virus, thanë autoritetet e Shëndetësisë në Hong Kong, duke shtuar se shumica e atyre që ishin në bord ishin nga Hong Kongu.