Ashtu sic ishte parashikuar mengjesi i sotem i ka gjetur te zbardhura shume zona ne vend.
Bora ka shtruar nga zona te thella nga veriu ne jug, duke sjelle me vete edhe problemet e para me qarkullimin e automjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me gjendjen ne akstet kombetare ne vend, duke terhequr vemendjen e drejtuesve te mjeteve per me shume kujdes dhe per gjithe ato segmente ku rekomandohet perdorimi i zinxhireve.
Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare
👉Rajoni Verior
Në rajonin verior gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore🌨
Qarkullimi në të gjitha segmentet e këtij qarku kryhet pa zinxhirë 🛣
Në segmentin Kuben-Vasie, Qafë e Buallit-Krastë, Ura e Cerenecit-Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i tyre në segmente të vogla, si pasojë e borës që sjell era në rrugë ❄️ kontraktorët e mirëmbajtjes 👨🔧janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha akseve.
👉Rajoni Qendror
Në rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik-Steblevë, kontraktorët e mirëmbajtjes 🚜 po punoj për pastrimin e plotë të të gjithë segmenteve të këtij Rajoni.
👉Rajoni Jugor
Reshjet e borës në Qarkun e Korces kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla.
Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim,
👨🔧Të gjithë kontraktorët janë në terren me mjete e punëtorë për pastrimin e akseve rrugore dhe monitorimin e situatës rast të përkeqësimit të motit.
⚠️Drejtuesit e mjeteve 🚘 të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përgjatë natës, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën 🚧 dhe udhëzimet e Policisë Rrugore 👮♂️