Identifikohen dy mësuesit që humbën jetën në aksidentin tragjik të mesditës së sotme.
Ngjarja e rëndë ndodhi 2 kilometra larg qytetit të Memaliajt në fshatin Mogila.
Viktimat e këtij aksidenti janë identifikuar si Orinda Hoxha dhe Aleksandër Sako.
Nga përplasja e makinës tip ‘Benz’ kanë mbetur të plagosur dhe dy mësues të tjerë.
Orinda Qendro dhe Petrit Zaçe janë në spitalin e Gjirokastrës.
Të 4 mësuesit jepnin mësim në fshatin Krahës dhe janë aksidentuar ndërsa po ktheheshin nga puna në shtëpitë e tyre.