I ftuar në Syri TV për të komentuar zhvillimet e fundit me Operacionin Forca e Ligjit, gazetari i njohur Poli Hoxha u shpreh pesimist për rezultatet e tij duke e quajtur një show qeveritar me prapavijë propagandistike.
“Ja ku jemi pas tre vjetësh dhe nuk kemi asnjë lloj rezultati. Nuk mund të bësh të tilla operacione me të njëjtët drejtorë policie, të cilët nuk janë penalizuar për kanalizimin e vendit. Madje edhe ish drejtori i përgjithshëm i asaj kohe është drejtor në një drejtori tjetër shtetërore. Nuk mund të besoj dikë që ka ndryshuar xhaketën pas tre vjetësh", deklaroi gazetari Hoxha.
A goditet krimi pa hetime dhe me formularë
"Kjo është ana tjetër qesharake e këtij operacioni. Këta kanë listuar rreth 200 e ca eksponentë të cilët janë të skeduar, kanë dënime brenda e jashtë vendit, ka patur hetime dhe për këta ekziston ligji anti-mafia. Funksionoi mirë fillimisht, por pas 2013 çedoi. Këta nuk po bëjnë asgjë më shumë nga çka ligji anti-mafia.
Dështoi ligji anti-mafia do të dështojë edhe ky akt normativ. Të ndjekësh paranë kanë vështirë edhe shtete të tjera. Kjo nuk bëhet me njerëz që bëjnë pompa, apo një vajzë që del me syze para një resorti të kontrolluar dhe sekuestruar më parë. Problemi është ky paraja e madhe që e kanë investuar në disa vende, me persona të tretë.
Nuk del ministri dhe kryeministri si këtu. Është thjesht propagandë. Lulzim Berishën aty e kanë patur, duke mbaruar punë me zyrtarët e baskisë së Durrësit duke mbaruar punë", u shpreh Poli Hoxha.