VIDEO/"Mallkimi" i babait të verbër dhe nënës shurdhe, fëmijët vdisnin pasi mbushnin 6 muaj

Diel, 09 February 2020 17:05

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan Feride Tahiri ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së saj. Babai i saj nuk mund të shikonte, kurse mamaja e saj nuk mund të dëgjonte. Dhimbje e tyre ishte e madhe sepse çdo fëmijë që vinte në jetë, vdiste pasi mbushte 6 muaj.

Kur në jetë erdhi fëmija i katërt, nga frika se mos sërish ai fëmijë nuk do jetonte, gjyshja kërkoi nga nusja që ta vendoste fëmijën në udhëkryq dhe kush do kalonte aty, do i vendoste emrin dhe fëmija do jetonte. Ferideja tregon se kështu ndodhi dhe vajza jetoi.

Feride Tahiri: Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë zoti Ardit. Meqë babin e kisha të verbër dhe në pamundësi për të marrë  një grua të shëndetshme, e mori po me pak pasoja, ajo nuk dëgjonte. Mamaja ime lindte fëmijët, por ata nuk i rronin. Kur bëheshin bebat 6 muaj, i vdisnin të gjithë.

 

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë humbi mamaja jote?

Feride Tahiri: Mamaja ime humbi 3 fëmijë. Pas të tretit lindi motra ime e madhe. Kur lindi ajo vendosën ta linin në udhëkryq, se ishin këto traditat tona të gjysheve, që kishte dëgjuar gjyshja ime dhe i kishte thënë mamit tim ta vendosim në udhëkryq që të jetojë. Cili do vijë i pari, me makinë ose këmbë që ta shikojë djepin aty, do i vendosi emrin e tij dhe sipas emrit të tij, pastaj fëmija do jetojë dhe kështu ndodhi. Domethënë motrën e vunë në djep aty, jetoi motra.

Ardit Gjebrea: Pra pas 3 fëmijëve të humbur e katërta ishte motra! I vunë emrin?

Feride Tahiri: Po i vunë emrin.

Ardit Gjebrea: Kush i vuri emrin?

Feride Tahiri: Ai personi që e gjeti në rrugë, në udhëkryq. Aty mbrapa ishte fshehur mamaja dhe babai, gjyshja, ku di unë njerëzit e shtëpisë. U afrua tek djepi, edhe e pa djepin dhe tha: Është vajzë apo çun? Thanë vajzë dhe meqë ai ishte burrë, nuk mund t’i vinte emrin e vetë, i vuri emrin Zymryte. Nëna nuk e donte atë emrin dhe ja ndërroi më vonë. Mbas 3 viteve të motrës sime, linda unë.

Burimi: tvklan.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...