VIDEO/ Miku i Taulant Ballës, Edmond Bego pjesë e Bandës së Aldo Bares

Diel, 09 February 2020 16:09

Lidhja e krimit me politikën dhe depërtimi deri në postet më të larta të shtetit është një ndër plagët më të tmerrshme që po kalon Shqipëria.

Kjo e ka mbytur meritokracinë në vend, ka vrarë shpresën e të rinjve, ndërsa persona të dënuar për trafik droge, prostitucion, grabitje, apo përdhunim në grup, kanë arritur të marrin drejtimin e bashkive dhe të futen në parlament. 

 

Edmond Bego, pavarësisht se rezulton si i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali, në Shqipëri më së shumti njihet si biznesmen i suksesshëm dhe me mbështetje të madhe politike.

 
 

Një skemë jo e panjohur në vendin tonë, ku persona të përfshirë në aktivitet kriminal, i ‘legjitimojnë’ paratë duke hapur biznese dhe duke investuar kryesisht në fushën e ndërtimit.

 

I njohur për miqësinë e ngushtë me Taulant Ballën, Bego, pasi ka mbyllur hesapet me drejtësinë, ka futur duart edhe në fondet publike, ku sipas disa dokumenteve të publikuara nga opozita ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat e shtetit, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë.

Numri dy i PS, Taulant Balla, e ka pranuar me krenari miqësinë me trafikantin, madje miqësia mes tyre është familjare.

 ‘Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijët të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir’, deklaronte Balla më 21 gusht 2018.

Edmond Bego, pjesë e bandës së Aldo Bares

Gazeta SHQIP ka siguruar një dokument ekskluziv të policisë italiane, ku konfirmohet se miku i Taulant Ballës ka qenë pjesë e bandës së Aldo Bares.

Dokumenti i dates 4 tetor 2004, jep detaje rreth operacionit Bijond, ku u shkatërrua një organizatë kriminale në Monza, e cila drejtohej nga Edmond Bego.

Më tej në dokument thuhet se Bego, miku i Taluant Ballës është pjesë e bandës së Lushnjës, një prej grupeve që ka kryer vrasjet më monstruoze në Shqipëri.

 ‘Hetimi për të cilin do të flitet është një vazhdim i natyrshëm i ndjekjes së nisur më herët ndaj një organizate kriminale që operonte fillimisht në rajon piemontez e më tej në zonën e thellë milanezë, më konkretisht në qytetin Monza.

Organizata kriminale vepronte nën drejtimin e shtetasit shqiptar të identifikuar si Edmond Bego, i lindur në qytetin e Lushnjës, më 31 dhjetor të vitin 1970, i dënuar më pare’, thuhet në dokumentin e policisë italiane. Praktikisht, numri dy i PS është mik i Bandës së Lushnjës.

Image

Pse nuk mban përgjegjësi Taulant Balla?

Në një shtet normal, ku funksion ligji dhe ku politika mban përgjegjësi, Taulant Balla do të duhej të kërkonte ndjesë për lidhjet me Edmond Begon dhe të jepte dorëheqjen.

Por, në fakt, ka ndodhur ekzaktësisht e kundërta. Numri dy i PS mbron miqësinë me Begon, të cilin, në shkelje flagrante të ligjit, shteti e shpërblen edhe me fonde publike.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Partia Demokratike, Taulant Balla ka fluturuar plot 57 herë me charter me Edmon Begon, pa sqaruar arsyen e udhëtimit dhe burimin e parave.

Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që një udhëtim me charter kushton të paktën 30 mijë euro. PS refuzoi me votë vettingun e politikës, një nismë e propozuar nga PD, por nëse do i referoheshim kritereve të vettingut në drejtësi dhe polici, Taulant Balla do të përjashtohej nga politika dhe do të merrej në hetim nga SPAK.

Sipas kritereve të vettingut, nuk lejohet shoqërimi me të inkriminuar, por kjo bën përjashtim për Taulant Ballën, mbase ngaqë është miku i Bandës së Lushnjës.

Sipas opozitës, vetëm 3 nga tenderat që Edmond Bego ka marrë gjatë vitit 2018, janë në zonën elektorale të Taulant Ballës.

Në një situatë të tillë, është paradoksalë që Taulant Balla, miku i Bandës së Lushnjës, flet për vetting në drejtësi, për anti-KÇK dhe luftë ndaj krimit. Deklaratat e tij duken qesharake,  ndërkohë që miku i tij trafikant droge merr fonde publikë nga shteti shqiptar, me firmën e organeve që qeverisën nga e majta.

Si u fal nga gjykatat shqiptare i dënuari më 21 vjet burg

Në gusht 2018, Edmond Bego u arrestua në kufi nga policia greke, pasi po kthehej nga pushimet. Pas arrestimit në Greqi, ai është liruar sepse ka dërguar atje vendimet e gjykatave shqiptare, që i konvertuan dënimin italian nga 21 vite burg në 4 vite e 4 muaj, por në qeli ka qëndruar shumë më pak, për shkak edhe të kohës së paraburgimit.

Bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës së Lartë i datës 15 shtator 2010, ku sipas gjyqtarit Fatos Lulo arsyetohet sesi dënimi me 21 vite ka zbritur në 14 vite, e më pas në Shqipëri me 7 vite, dhe në fund përfundon me 4 vite e 4 muaj. /gazetaShqip

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...