Epidemi grabitjesh në Tiranë/ Maskat në rrugë të armatosur, ja çfarë ndodhi në kryeqytet brenda pak orëve

E Enjte, 13 February 2020 16:55

Tirana nuk po gjen qetësi nga krimi i rrugës. 3 javë pasi 2 të rinj hynë me armë brenda banesës së familjes Laze, në Allias, dhe tentuan t’i grabisin, duke i plagosur, një tjetër episod i ngjashëm është regjistruar në zonën e “21 Dhjetorit”.

Preh e tentativës së grabitjes kanë rënë 2 biznese, një agjenci udhëtimesh dhe një market. Rreth orës 21:00 të së mërkurës, një i ri i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda ambienteve të agjencisë dhe ka tentuar të kryejë grabitje.

Fatmirësisht i riu nuk ka qenë agresiv, dhe pavarësisht se ishte i pajisur me armë zjarri, pasi punonjëset e agjencisë janë tmerruar dhe kanë bërtitur, ai është larguar menjëherë.

Vetëm pak minuta më vonë, dyshohet se po i njëjti person është futur në ambientet e një supermarketi, në zonë, për të kryer grabitje, por pasi ka gjetur kasën e kyçur, ka marrë vetëm disa lekë, që ka gjetur në banak, dhe është larguar. Policia nuk e ka bërë të mundur ende identifikimin e të riut dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...