Konfirmohet nga autoritetet/ Koronavirusi i afrohet Shqipërisë, një person në shtetin fqinj është prekur nga epidemia

E Enjte, 13 February 2020 17:40

Koranavirusi mbërrin edhe në rajonin e Ballkanit ndërsa rasti është konfirmuar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut duke njoftuar se njëri prej tre shtetasve të tyre që janë të bllokuar në kroçerën “Diamond Princess”, në portin e Jokohamës është prekur nga koronavirusi.

Njoftimi është bërë nga Ministria e jashtme në bazë të informatave të marra nga organet kompetente në Japoni.

“Shtetasi jonë për momentin është nën kujdesin mjekësor të autoriteteve në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Në ndërkohë ambasada komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët po ashtu gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, dhe të cilët deklarojnë se janë në gjendje të mire shëndetësore.” thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Të paktën 44 persona në kroçeren “Dajmond princes”, e cila është ankoruar në afërsi të qytetit Jokohama, janë infektuar nga koronavirusi i ri.

Autoritetet japoneze bënë të ditur se do t’iu lejojnë disa udhëtarëve më të moshuar, të cilët ishin negativë në testin për koronavirusin, ta dalin nga  anija para skadimit të afatit.

Sipas mediave japoneze, rreth 80 % e udhëtarëve në këtë kroçerë janë të moshës mbi 60-vjeçare, 215 janë të moshës 80-vjeçare, ndërsa 11 kanë nga 90 vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...