Një 26-vjeçar shqiptar ka tentuar ditën e sotme të hidhej nga tarraca e një ndërtese në Romë.
Sipas mediave vendase i riu shqiptar vuante nga problem psiqike, dhe ka hipur në tarracën e një pallati pesëkatësh duke mbyllur derën nga brenda,
Më pas ai ka qëndruar në cep të bordurës së tarracës ku është parë nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pasi ka parë policiët, 26-vjeçari ka kërcënuar se do të hidhet nëse I afrohen, por në një moment shpëqëndrimi policët iu afruan dhe në atë moment ai ka tentuar të hidhet.
Për fatin e tij të mirë policët e kanë kapur nga këmbët dhe e kanë shpëtuar të riun, I cili për momentin ndodhet në poliklinikën Umberto dhe I është nënshtruar një trajtimi të detyruar shëndetësor.