Në ndeshjen mes Kukësit dhe Laçit në stadiumin “Zeqir Ymeri”, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, tifozët kuksianë kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tyre të arrestuar nga policia pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifës.
Në pankartat që mbajnë në duar kuksianët shkruhet “Lironi vëllezërit tanë”. Kujtojmë që 23 kuksianë u arrestuan nga policia pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifës, ndërsa 11 prej tyre mbahen ende në burg.
Lirimin e kuksianëve të arrestuar e kërkon edhe opozita, madje në takim me Federica Mogherinin ata i kishin kërkuar që të ndërhynte për lirimin e tyre.