Humbën jetën 2 emigrantë dhe 7 të tjerë u plagosën, arrestohet 28 vjeçari. Transportonte 9 persona me “Fuoristradë”

Diel, 23 February 2020 14:18

Një 28 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pas aksidentit të mbrëmshëm ku humbën jetën 2 emigrantë dhe u plagosën 8 të tjerë, ngjarje e ndodhur në rrugor Korçë-Gramsh.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin me iniciale M.Gj., banues në Tiranë. I riu po transportonte emigrantët me mjetin tip “Fuoristradë”

Në  lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë.

Shtetasi M.Gj., mbrëmjen e djeshme humbi kontrollin mbi mjetin “Fuoristradë”  që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas nga vendet e treta dhe për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kuijëve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet denimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetëshëm.

Login to post comments