Informacion mbi gjenerimin dhe trajtimin e mbetjeve në Shqipëri

Diel, 23 February 2020 15:53

rek.jpg

Në kuadër të zbatimit të projektit SWAN ( Platforma dixhitale e për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin), i mbështetur nga fondet e Bashkimit Europian dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse, Shqipëri, Qipro, Greqi, Bullagari po japim disa të dhëna për situatën e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.


Gjenerimi dhe trajtimi i mbetjeve

Në vitin 2016, mbi bazën e të dhënave që publikohen INSTAT dhe krahasimisht me ato që mblidhen e përpunohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, raportohet së shërbimi i grumbullimit të mbetjeve i afrohet afërsisht rreth 68.7 % të popullsisë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, në 2016 në Shqipëri janë gjeneruar rreth 2.2 milion ton nga të cilat 1,300,373 ton/vit, mbetje të ngurta bashkiake, sasi e cila përfshin rreth 17% ose 221,000 ton/vit mbetje jo urbane (industriale). Sipas këtyre të dhënave në 2016 janë gjeneruar rreth 373 kg/banor vit. Në Shqipëri, ashtu si edhe në vënde të tjera, menaxhimi I mbetjeve karakterizohet nga probleme komplekse në lidhje me grumbullimin dhe trajtimin. Aktualisht vetëm rreth 68% e popullsisë është e mbuluar me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve. Ndërsa shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nënkupton përgjithësisht grumbullimin, transportin dhe depozitimin, për individë apo grupe individësh në mënyrë informale, të cilët kryejnë ndarjen në burim dhe grumbullimin e differencuar të materialeve të riciklueshme, produkti nga ky shërbim përbën një të ardhur të rëndësishme jetësore. Vlerësohet se ka rreth 12,000 individë, kryesisht të komunitetit Rom, jetesa e të cilëve bazohet kryesisht në grumbullimin dhe shitjen e mbetjeve të riciklueshme nga kontejnerët publik, biznese dhe çdo burim i mundshëm. Ky sektor luan një rol të rëndësishëm dhe praktikisht përfaqëson të vetmin burim që ushqen industrinë e riciklimit me lëndë të parë. Kontributi i tyre bën të mundur që gjithsesi sasia e mbetjeve që depozitohen në landfill-e dhe vend depozitime të tjera të reduktohet të paktën me 2% - 3 %. Që kur është vendosur ndalimi i importit për mbetjet e riciklueshme, kjo pjesë e shoqërisë, në mënyrë krejtësisht informale, është praktikisht i vetmi furnizues për industrinë e riciklimit.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian      dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

Modifikuar më Diel, 23 February 2020 16:04
Login to post comments