Sulmoi mediat edhe për Koronavirusin/ Bushati, Ramës: Ka edhe më keq, Xi Jinping ka arrestuar 351 persona

Diel, 23 February 2020 19:50

Pas përhapjes me shpejtësi në Itali, kryeministri Edi Rama reagoi sot përmes Facebook-ut të tij lidhur me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Koronavirusi.

Në vend t’ju shpjegonte qytetarëve masat konkrete dhe spitalet që do të shërbejnë për karantinë, të cilat po i mban sekret, shefi i qeverisë sulmoi menjëherë median, duke kërkuar që populli të mos dëgjojë “mendjen e shthurura”.

 

Lidhur me këtë sjellje të Ramës ka reaguar analisti Andi Bushati, i cili nuk kursen ironinë.

 

Sipas Bushatit, ka drejtues regjimesh edhe më keq se Edi Rama, si në rastin e presidentit të Kinës, që ka burgosur 351 persona për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me koronavirusin.

 

“Edi Rama ka bërë sot një status kundër atyre që përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Deri me tani regjimi kinez i Xi Jinpingut ka arrestuar 351 persona për perhapjen e lajmeve të rreme dhe ka dëbuar tre korespondentë të 'Wall Street Journal' për të njëjtën gje. Ka gjithmonë edhe më keq“, shkruan Bushati.

Image

Modifikuar më Diel, 23 February 2020 19:54
Login to post comments