'Vetëm u vendosin dorën në ballë/ Asnjë kontroll për personat që futen në Shqipëri'

Diel, 23 February 2020 19:24

Teksa Italia është mbërthyer nga frika e Koronavirusit, që deri tani numëron 3 viktima dhe 150 të prekur, ish kryeministri Sali Berisha denoncon papërgjegjshmërinë, sipas tij, të autoriteteve shtetërore sa i përket kontrollit të personave që hynë në Shqipëri.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajniseë! Asnjë kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus!

Qëndrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli përvçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e një qytetari.

 

“Përshëndetje dr Rilindja asnjë gadishmëri me paisje të teknologjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi, i vendosin dorën në ballë”, shkruan 

Login to post comments