Në rruga “Kasem Qafziu” në zonën e Yzberishtit ndodhen më shumë se 70 banesa, por rruga që i lidh është në këtë gjendje.
Banorët shprehen se situata është i tillë prej vitesh.
“Po bëhen kaq vjet dhe nuk vë dorë njeri.”
“Balta hyn e gjitha brenda.”
“Hodhën një çakull, e mbuluan njëherë, por pastaj e rregulluan sërish, por kështu mbeti. Baltë, nuk dalim dot.”
Edhe pse ka më shumë se 48 orë që nuk bie shi, sërish balta nuk thahet, duke të dhuruar një panoramë të tillë.
Për banorët, situata është e turpshme.
“Është turp i botës që të jetë në qendër të Tiranës kjo. Po shemben shtëpi dhe banesa, dhe nuk rregullohet kjo rrugë.”
Në kohë me shi, thonë se janë në luftë me baltën.
“Kalojnë makinat e mëdha dhe këtu bëhet o zot.”
Të vegjlit e zonës, e kanë dhe më të vështirë vajtjen në shkollë.
“Bëhet shumë baltë, laget kudo.”
Kërkesat për rehabilitimin e rrugës ndaj bashkisë së Tiranës nuk ka munguar, por si përgjigje kanë marrë vetëm heshtje.