Pas 7 orës ka mbaruar në 19:00 mbrojtja për 31 personat që sot kanë dalë para gjykatës së Përmetit, ndërsa gjyqtari është tërhequr për vendim për masën e sigurisë. Nga 31 personat që sot kanë qenë për masë, për 30 do të jepet vendimi, ndërsa për administratorin e pronave të Henri Çilit do të shtyhet dhe të merret në shqyrtim kërkesa e prokurorisë nga një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani rezultoi shok fakulteti me Betim Shkupin.