Dalin detajet e para në lidhje me tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta, sot në orën 17:00.
Do të ketë disa folës në këtë tubim, por shumica nuk do të jenë politikanë.
Burimet kanë treguar se i pari që do të flasë në këtë tubim, do të jetë juristi shqiptar Ledio Bianko, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias.
Mësohet se do të ketë disa folës, personalitete të shquara.
Në fund të tyre do të mbajë fjalën dhe Presidenti Ilir Meta.