Banorët e Unazës së Re të cilët protestojnë prej dy vitesh në mbrojtje të banesave të tyre nga shembja që kërkon t’u bëjë qeveria Rama, janë organizuar për të qenë të pranishëm këtë pasdite në manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta, në mbrojtje të Kushtetutës.
Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, janë me dhjetra banorë të Unazës të veshur me jelekët e tyre identifikues dhe me flamuj kuqezi në duar, të cilët po bëhen gati për marshimin e madh drejt kryeministrisë ku do të mbahet edhe manifestimi.
Në këtë manifestim pritet të jenë me mijëra qytetarë të cilët kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre, në mbrojtje të demokracisë.