Thirrja e Presidentit Ilir Meta ka risjellë në atdhe shumë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës.
Ndër to ishte dhe boksieri Kristian Demaj i cili u shpall kampion ndërkombëtar 3 ditë më parë.
Duke folur nga foltorja në sheshin "Nënë Tereza", ai ja dedikon titullin kampion datës 2 mars si dita e besëlidhjes shqiptare.
Demaj: Jam i lumtur që ndodhem përpara jush në këtë manifestim kuqezi. Vij këtu përpara jush pas fitores së titullit kampion ndërkombëtar. Vetëm përpara tre ditësh. Dua t'ja dedikoj kësaj dite të shenjtë, 2 marsit, ditës së besëlidhjes kombëtare. Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm që nuk duhet ta lënë të shpopullohet. Zemra ime rreh për këtë rini që duhet të ndërtojë të ardhmen e saj këtu në atdheun tonë. Shqiponjat duhet të rikthehen dhe të jetojnë në folenë e tyre. Sot është dita e shqiponjave që formojnë besëlidhjen kuqezi. I ftojë të gjithë shqiptarët në të gjithë botën që t'i bashkohen kësaj besëlidhje. Beteja për Kushtetutën është e të gjithëve, beteja për të ardhmen tonë. Të gjithë sëbashku në mbrojtje të Kushtetutës.