Asnje shqetesim per Papa Françeskun. Mediat italiane, por edhe BBC, raporton sot se testi i bere per koronavirusin ka rezultuar negativ.
Vetem pak dite me pare Papa anuloi për herë të parë pjesëmarrjen gjatë Kreshmës së Madhe në papatin e tij se ishte me ftohje, madje u pa ne publik edhe teksa kollitej.
Pas analizave ka rezultuar i paster nga koronavirusi, sipas gazetarës italiane .
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se nuk kishte ndonjë koment mbi raportin.
Kujtojme se Italia është vendi më i prekur ne Evropa me më shumë se 2,000 njerëz të infektuar dhe 52 të vdekur.