“Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore”. Kështu bën të ditur Autoriteti Portual Durrës teksa njofton për vonesën e trageteve që nisen nga Bari, Itali.
Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15:00.
Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të tjerë të linjës Durrës-Bari, të cilët janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.