Vidhte materialet e sekuestruara nga kolegët, arrestohet efektivi i policisë

Tuesday, 03 Mars 2020 14:32

Një zyrtar i policisë së Kosovës është arrestuar pasi është kapur duke vjedhur sende të sekuestruara nga policia.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari i arrestuar është polic serb, përgjegjës në “Dhomën e Dëshmive”.

“Pas hetimeve preliminare, me vendim të gjykatësit, është konstatuar se i dyshuari mashkull K-Serb (zyrtar policor), ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ku nga dhoma e dëshmive mungojnë (janë vjedhur) lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra. Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ende pa kaluar një javë e plotë, konkretisht më 27 shkurt të këtij viti, është realizuar inspektimi i rregullt në Stacionin Policor të Drejtorisë Rajonale Policore në veri të Mitrovicës.

Skandali i para pak ditëve në dhomën e dëshmive në Zubin Potok, ku u suspendua një komandant, ka vazhduar edhe me detaje të tjera të reja. Dje është arrestuar zyrtari policor përgjegjës në dhomën e dëshmive të këtij stacioni policor, i cili është zënë duke vjedhur lloje të ndryshme të armëve dhe motor sharra në këtë dhomë.

“Pas hetimeve preliminare, me vendim të gjykatësit, është konstatuar se i dyshuari mashkull K-Serb (zyrtar policor), ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ku nga dhoma e dëshmive mungojnë (janë vjedhur) lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra. Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ende pa kaluar një javë e plotë, konkretisht më 27 shkurt të këtij viti, është realizuar inspektimi i rregullt në Stacionin Policor të Drejtorisë Rajonale Policore në veri të Mitrovicës.

Pas këtij inspektimi, policia ka konfirmuar se kanë hasur në parregullsi në dhomën e dëshmive, me ç’rast kanë suspenduar nga puna shefin e hetimeve dhe komandantin në Zubin Potok.

Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të para disiplinore ishte iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente ka vazhduar të kryejë inspektime dhe hetime lidhur me rastin, për të cilin sot është njoftuar se është arrestuar polici serb i dyshuar për vjedhjen e këtyre mjeteve të munguara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...