Presidenti Ilir Meta në një komunikim të jashtëzakonshëm me popullin shqiptar, në shfaqjen për herë të parë ditën e sotme të dy rasteve të para me koronavirus, ka bërë thirrje që të mos ketë panic dhe të merren të gjitha masat e nevojshme për të përballur këtë pandemi që së fundmi preku edhe Shqipërinë.
‘Do të dëshironim shumë që të prekurit e sotëm të ishin të vetmit të prekur nga koronavirusi.
Duke iu uruar shërim sa më të shpejt të prekurvve nga koronavirusi dhe familjarëve të tyre, duke vlerësuar angazhimin maksimal nga institucionet përgjegjëse ndaj përhapjes së kësaj pandemie, ftoj të githë qytetarët të respektojnë me rigorizitet protokollet shëndetësore.
Nuk ka vend për panik, por nuk ka end për nënvlerësimin qoftë më të vogël nga insitucionet por në mënyrë të veçantë nga qytetarët e këtij vendi.
Në këtë situatë kërkohet përkushtim dhe transparencë e plotë.
Për këtë arsye mbështes të gjithë personelin shëndetësor në të gjithë vendin.
Mjekët në mbarë vendin, që pavarësisht problemebe të mëdha me të cilët hasën, duhet të përballen edhe me këtë virus.
U bëj thirrje të gjitha institucioneve vendore dhe qendrore, për sigurimin e masave të domosdoshme për mjekët dhe personielin, për caktimin e karantinave por edhe të pajisjeve dhe gjithçkaje të nevojshme.
Si president i Republikës do bëjmë gjithçka të për kalimin pa pasoja të kësaj situate.
Apeloj po kështu për plane të ndara, plane monitorimi rigoroze nga të gjitha struktura….