Meta: Shoqëria shqiptare, së bashku në solidaritet për të përballuar një emergjencë serioze

Hënë, 09 Mars 2020 19:28

Në një dalje për mediat, presidenti Meta për një apel në lidhje me koronavirusin që ka prekur edhe Shqipëri tashmë.

Meta tha se kjo është një emergjencë serioze të cilët duhet ta përballojmë së bashku në dhe solidaritet.

Meta apeloi se çdo qytetar duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të mos nënvlerësojë rrezikun, pasi rrezikon edhe jetën e personave afër tij.

Ilir Meta: Sot familja dhe e gjithë shoqëria shqiptare janë së bashku për të përballuar një emergjencë serioze. Vetëm shpalosje e një solidariteti kombëtar do të jetë siguria dhe fuqia përballë kësaj pandemie. Mësimi nga vendet e tjera që janë prekur më shumë si Italia janë instrumentet më të sigurta për të përballuar një situatë të tillë. Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se nënvlerësimi më i vogël rrezikon jo vetëm jetën e tij, por edhe familjarëve të tij. Prandaj të gjithë duhet të tregojmë përgjegjshmëri maksimale dhe bashkëpunim. E them në këtë mënyrë do t’ia dalim kësaj situate të vështirë dhe të mos e lejojmë të përshkallëzohet. Shpresoj dhe besoj në përgjegjshmërinë e të gjithë, në çdo përfaqësues të shëndetit, çdo institucioni tjetër, dhe çdo qytetari në republikën e Shqipërisë.

Login to post comments