Koronavirusi/ Conte: E gjithë Italia vendoset në karantinë

Hënë, 09 Mars 2020 22:15

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka vendosur që e gjithë Italia të konsiderohet zonë e kuqe, duke marrë shkas nga numri gjithmonë e më i madh i të prekurve nga koronavirusi dhe viktimave që ka shkaktuar ai.

‘Nuk do të ketë zonë të kuqe. Masat shtrënguese do të zgjerohen në të gjithë Italinë’, tha Conte mbrëmjen e së hënës.

 

 ‘Të prekurit dhe viktimat po shtohen shumë’, nënvizoi kryeministri italian, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të ndërrojnë zakonet e tyre dhe të kufizojnë lëvizjet.

 
 

Në Itali, të prekurit nga koronavirusi janë 7895, 1598 persona më shumë sesa një ditë më parë, ndërsa të vdekurit janë 463.

 

Ndërkohë, 724 numërohen personat e shëruar.

 

© SYRI.net

Modifikuar më Hënë, 09 Mars 2020 22:15
Login to post comments