Nga ‘Shkëmb graniti’ në mes të Adriatikut, Shqipëria u dorëzua sot zyrtarisht ndaj koronavirusit, pavarësisht se qeveria Rama u përpoq ta ruante sa më të gjatë ‘virgjërinë’ ndaj pandemisë që ka pushtuar globin, edhe pse pa asnjë plan konkret për mbrojtjen e qytetarëve.
Ky është edhe mesazhi i videos ironike së publikuar nga ish-kryeministri Berisha, ku nën ritmet e një kënge të njohur popullore shqiptare, disa mjekë shfaqen krah për krah njëri tjetrin në valle.