Një perimetër sigurie është ngritur tashmë përpara spitalit Infektiv në QSUT, i cili është kthyer në karantinën e parë të Covid 19 në Shqipëri. Deri më tani janë 6 raste të konfirmuara, por ka dyshime edhe për të tjerë.
Dy rastet e para, pacienti zero 28 vjeçari dhe babai i tij, si dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tyre, por edhe një 31 vjeçar tjetëer nga Tirana, po mbahen pikërisht në këtë karantinë.
Skëndaj thotë se asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacvione, pra nuk kanë nevojë të intubohen e mbahen në reanimacion.
Po sipas tij, spitali infektiv është zbrazur nga pacientët e tjerë dhe është bërë gati për raste të tjera të mundhsme të prekur nga ky virus. Gazetari tha se vetëm në katin e tretë të këtij spitali kanë mbetur disa pacientë, për të cilët nuk është krijuar ende një mundësi sistemimi.
Brenda ambienteve të këtij spitali lejohet vetëm personeli mjekësor, të pajisur me maska e veshje të posaçme.
Skëndaj thotë gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë informacion për çiftin nga Skrapari të paraqitur mbrëmjen e djeshme në dyert e këtij spitali, me simptoma të ngjashme me Covid 19.