I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, ish deputeti dhe mjeku Tritan Shehu ka folur edhe një herë mbi skandalin e maskave mbrojtëse të skaduara që janë shpërndarë në vend.
Sipas Shehut, nëse maska është e skaduar e humb efektin mbrojtës dhe bëhet burim alergjie për përdoruesit.
“Maska ka afat përdorimi 3 vjeçar dhe kutia qëndron e mbyllur. Kur hapet kutia afati është 3 mujor.
E para, humb efektin mbrojtës pasi nuk është zbukurim. E vendos për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Nëse humb në sallën kirurgjikale humb kudo, sidomos kur flasim për viruse.
E dyta, maskat e skaduara mund të bëhen burim alergjie për përdoruesit. Dhe e treta, maskat jashtë afateve kohore mund të krijojnë grumbullime bakteriale që më pas janë të rrezikshme. Këto shkruhen në manualet e përdorimit.
Kur ma thanë sot kolegët nuk e besova sepse është diçka e pabesueshme. Prodhimi është i 2011-ës dhe kanë ardhur në 2015-ën. Kjo është situate e pakonceptueshme”, u shpreh Shehu.
“E kam ngritur që në janar këtë çështje. Forcimi I arsenalit të materialeve mbrojtëse për personelin mjekësor. Sipas informacioneve që kam nuk është bërë asgjë. Ka një situate mjaft të vështirë për mjekët dhe që refletohet më pas te pacientët. E morëm me mendjemadhësi “hajde se nuk na gjen gjë neve”, shtoi ish-ministri i Shëndetësisë.
Shehu ftoi qytetarët të jenë striktë në respektimin e këshillave, ndërsa kërkoi masa ekstreme për të mbyllur sadopak boshllëqet në mjekësinë shqiptare.
Intervista në Syri TV: