Ish kryeministri Sali Berisha reagon sërish lidhur me situatën në vend pas konfirmimit të 10 rasteve me Koronavirus.
Sipas tij, nëse gjatë tërmetit të 26 nëntorit nuk kishim qenë për kërkime, sot nuk kemi maska mbrojtëse.
Berisha në reagimin e tij fton qytetarët të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse.
Reagimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:
Me 26 nentor nuk kishim qenat, tani nuk kemi maska mbrojtese as per doganat! Turp dhe Krim!
Te dashur miq, ne rastin e fatkeqesise natyrore, termetit te 26 nentorit, bota u çudit per keq me çorganizimin tone te plote. Viktimat nen rrenoja duhet te prisnin me ore deri sa erdhen ekipet e shpetimit te Kosoves te pajisura me qene me nuhatje molekulare per tu zbuluar aty ku ishin.
Sot pas mbi tre jave qe fqinji yne Italia perballet me epidemine me te rende te Coronavirusit ne Europe, narkoshteti shqiptar nuk ka maska per punonjesit e sherbimeve doganore e kufitare siç tregonin me ze dhe figure mediat televizive. Nderkohe qe Kosova i ka ato.
Ky eshte nje krim vrastar i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise! Denoj kete qendrim kriminal te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise dhe ju beje thirrje te gjithe qytetareve te respektojne te gjitha rregullat e mbrojtjes nga coronavirusi! sb