Frika nga virusi, kontabilistët kërkojnë shtyrje të afateve për deklaratat dhe bilancet. Ministria e Financave: Gjobat për vonesa mund të falen

E Enjte, 12 Mars 2020 09:55

Situata emergjente e krijuar nga frika për përhapjen e epidemisë, pritet të sjellë zbatim të masave lehtësuese për biznesin nga Ministria e Financave. Në kuadër të masave mbrojtëse nga koronavirus, Ministria e Financave mund të anulojë vendosjen e gjobave dhe kamatëvonesave për vonesat në deklarim.
Ministria e Financave zbatoi këtë masë edhe për bizneset e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, sidomos ato për zonën e Durrësit. Zyrat e kontabilistëve kërkojnë të shtyhen afatet e deklarimit të TVSh-së, të Tatim-Fitimit dhe të bilanceve të biznesit, pasi janë të detyruar të mbledhin dorazi dokumentacionin e kërkuar. “Për shkak të mbledhjes së dokumentacionit, kontabilistët janë të detyruar të jenë 12 orë në ditë në kontakt me qytetarë, çka sipas tyre rrit rrezikun për shëndetin”, -u shprehen përfaqësues të zyrave të kontabilistëve për Monitor.
Për shqetësimin e ngritur nga kontabilistët drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale, Niko Lera pohon se nuk do të ketë shtyrje të afateve, pasi dorëzimi i deklaratave dhe bilanceve kryhen online. Ai i këshillon bizneset që dhe pagesat t’i kryejnë online, jo fizikisht në bankë. Burimet nga tatimet deklaruan se shtyrja e afateve për pagesat e detyrimeve kërkon edhe ndryshime në legjislacion. Bizneset janë të detyruar të kryejnë më datë 14 pagesën e TVSh-së nëpërmjet bankave, ndërsa kontabilistët duhet të mbledhin dokumentacionin dorazi për plotësimin e bilanceve.
Ndërkohë që po afron dhe 31 marsi, kur duhen dorëzuar online tek tatimet bilancet e vitit 2019. Për këtë arsye muaji mars është më i ngarkuari për kontabilistët të cilët duhet të jenë në kontakt fizik me bizneset me qëllim mbledhjen e dokumentacionit të duhur për hartimin e bilancit. Drejtoria e Përgjithshme e taksave vendore në Bashkinë e Tiranës deklaroi më herët mbylljen e sporteleve për ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit. Shërbimet për biznesin do të kryhen nëpërmjet zyrave postave dhe adresës elektronike./Monitor

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...