Fieri tashmë është shndrruar në vatrën e re të infektimit me koronavirus, ndërsa Shqipëria numëron 33 persona të prekur.
Deri më tani në qarkun e Fierit numërohen 4 persona pozitivë me Covid-19, dhe këta vetëm në 24 orët e fundit.
Tre nga personat e prekur janë nga fshati Dermenas, dhe një nga Patosi.
Lajmin e ka konfirmuar konfirmuar vetë kryebashkiakja e Patosit në facebook.
Të gjithë këta persona janë nga e njëjta familje dhe kanë ardhur nga Italia.
Këta persona kanë qëndruar të izoluar deri sa dolën përgjigjet.
Për personat e tjerë janë marrë mostrat dhe pritet të dalin përgjigjet.