Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), njofton se ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.
Sipas ISHSH-së, në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime duke shtuar edhe konstatimet që janë bërë dhe konkretisht: Në qytetin e Pukës u mbyllën 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë, në qytetin e Vlorës bllokoi menjëherë aktivitetin e një fasonerie me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë për shkak të shkeljes së urdhërit.
NJOFTIM PËR SHTYP
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.
Në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime.
Gjatë inspektimeve u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetëmbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.
Në qytetin e Pukës u mbyllën 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë.
Në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e subjektit me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë sipas legjislacionit në fuqi.
Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.
FRIKË ASPAK. KUJDES PO.
#InspektoratiShtetërorShëndetësor.