Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar në faqen e saj në Facebook se si e kalon ditën gjatë kësaj kohe.
‘Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria.
Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.
Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.
Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës’, shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
© SYRI.net