Shqipëria “mori pak frymë” që nga mesnata. Automjete kanë filluar të qarkullujonë në të gjithë vendin që nga ora 24:00 me afat të fundit për t’u parkuar orën 8 të ditës së sotme.
Gjatë natës në Tiranë ka pasur sërish gjallëri makinash, po ka munguar zhurma e borive dhe e bisedave të njerëzve.
Megjithatë në orën 8:00, heshtja duket se do të mbizotërojë përsëri sipas urdhrit të Policisë së Shtetit.
Por, kush u lejua të qarkullojë këto tetë orët e fundit? Sipas urdhrit,
mjete rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1, në të gjithë vendin për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00.00 deri në orën 08.00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar.
Nuk u lejua qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar taksitë brenda këtij orari.