Një tjetër person i prekur nga COVID-19 është transportuar në ambientet e spitalit Infektiv, ku po trajtohen pacientët e tjerë. ‘News24’ raporton se ai është një burrë, i transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Infektivin e kthyer tashme ne karantine.
Gazetarja ka folur edhe për rastin e një gruaje që kishte mbërritur më herët me ambulancë në këtë spital, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj.
“Nëse e ke marrë, e kemi marrë të gjithë”, mësohet të jetë shprehur personi që shoqëronte gruan e dyshuar me COVID-19.
Një tjetër i dyshuar me COVID-19 ka mbërritur në QSUT, pranë spitalit të Infektivit.
Në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb” duket ambulanca që sapo ka mbërritur dhe më pas zbret një burrë me një çantë që pritet nga një infermiere.