Mjekët po bien si birilat, një fatkeqësi e paralajmëruar tash sa kohë, por e rënë në vesh të shurdhër.
Ministria e Shendetesise sapo konfirmoj se kemi 4 raste të shtuara me COVID-19 në personelin e spitalit Sh.Ndroqi, në Tiranë, një mjek dhe 3 infermiere. Fajin për këtë përseri e kanë pacientet që nuk tregojnë nëse janë të infektuar apo jo.
Nje komedi tragjike.
Kush është ai pacient që di se cfarë ka me përjashtim të këtij “BIPOLARIT” tonë që na drejton?!
Është detyrim i Ministrisë së Shendetësisë të furnizonte me mjete mbrojtëse spitalet, dhe tu dërgoj protokollin unik i cili ti detyrojë të gjitha spitalet dhe qendrat spitalore që në këtë moment krize si të menaxhojnë të gjitha rastet e pacientëve të infektuar me COVID-19. Për këtë Shtabi i Emergjencës i ngritur pranë PD, dhe kryetari i saj, kemi kërkuar me forcë vënien në punë të sistemit parësor.
Spitalet përsëri janë të zbuluara të gjitha nga ky rrezik i cili do të do te përhapët përsëri, cdo moment, fatkeqësisht.
Nga burime të brendshme të ministrisë së shëndetësisë, kjo e fundit, ka shpallur një tender ditën e sotme, dhe pse kishte plot 45 ditë paralajmërim për ta bër, për këto artikuj:
Nr
Përshrimi
Njesia
Sasia
1
Maska respiratore FFP3 / FFP2 (N95)
Copë
167.000,00
2
Syze mbrojtëse
Copë
30.000,00
3
Veshje e padepërtueshme brendshme/jashtëme me një përdorim
Copë
167.000,00
4
Doreza të gjata jo sterile, nitrile me gjatësi jo më pak se 230 mm...
Copë
167.000,00
5
Veshje komplet me kapuc (kominoshe-tyrek)
Copë
25.000,00
6
Kapuc mbulues i kokës, qafës
Copë
25.000,00
7
Alkool etilik
Litër
15.000,00
8
Xhel me shumë përdorime
10.000,00
9
Ekran mbrojtes i fytyrës
Copë
15.000,00
10
Tamponë laboratori
Copë
4.000,00
Fondi limit
307.864.333,00
leke
2.817.464,38
dollar
Është kriminale dhe qesharake njëkohësisht.
Është kriminale sepse të gjitha këto artikuj i ka vënë në një lot të vetëm, të cilat duhet të ishin veç e veç që të realizohet sa më shpejt dhe sa më lirë, por po i lën këto sepse kjo qeveri njihet tashmë nga i gjithë populli si qeveri hajdutësh e cila edhe në ditët më të zeza nuk e humbet rastin (vesi del me shpirtin).
Ështe qesharake sepse....
Ca llogaritje të thjeshta, dy shembuj:
1. Po të nisim vetëm nga tamponet 4000 copë. Vetëm 4000 shqiptarë do të testohen që i bie të testohet vetem 1.5 /1000 persona. Këto teste nuk ju dalin as për asamblen e PS dhe familjarët e tyre o të mjerë.
2. Maska jane kerkuar 176.000 cope.
Stafi yne mjekësor është 20416 në të gjithë republikë, po të shtojmë këtu edhe 1000 mjek dhe infermier që janë vetofruar vullnetar, sipar KM, janë 21416 persona që i bie rreth 8 maska për person, pra është thjeshtë racioni ditor që mund të konsumoj një personel duke kursyer, ose me një çmenduri mund të themi një javore, nëse përdorin nga një në ditë (absurd po të mendohet një gjë e tillë).
Ky deduksion bëhet pa llogaritur këtu ushtrin dhe policinë të cilët janë thirrur për të garantuar shtetrethimin.
Mos vallë kjo qeveri mendon të përdori përsëri 1.2milionë maskat e skaduara?!
Është e mjaftueshme për opinionin publik kjo, për të kuptuar që mjeket dhe personeli mjekësor, jo vetëm nuk janë të mbrojtur por është grupi shoqëror më i prekur deri tani.
Mbi 8 mjek dhe infermier të konfirmuar nga vetë MSH janë pozitiv nga 51 persona gjithsej, që janë konfirmuar në të gjithë vendin. Ky personel i deritanishëm rezulton Durres –Tiranë. Zot na ruaj se sa janë të mbrojtur rrethet dhe sa të përgatitur janë ata me mjete spitalore, mjete mbrojtëse dhe ambulance për të përballuar këtë krizë.
Kjo qeveri nuk ka menduar për të shtuar kapacitetin e bërjes së analizave. Është absurde të mendohet që janë bërë vetëm 563 tampone (konfirmim i MSH), që i bie rreth 20-30 tampone në ditë nga dita që kanë filluar. Ky është thjeshtë një detyrim minimal për të raportuar në OBSH në një rutin dhe jo në gjendje të jashtëzakonshme....
Ku janë kapacitetet e deklaruara: 300 tampone në ditë...?
MSH nuk ka marr asnjë masë për të shtuar numrin e shtretërve të reanimacionit (në listë nuk ka asnjë aspirator të drejtuar, nuk ka asnjë mjet motorik (ambulancë etj) për ti ardhur në ndihmë popullsisë në të gjithë territorin, nuk ka asnjë masë për shtimin e kapaciteteve laboratorike, etj). Nuk po e zgjas më shumë këtë pjesë, sepse është artikuluar shumë qartë me mijra herë nga grupi jonë e kryesishtë nga prof. Dr. Tritan Shehu, i cili me qartesin e tij si profesionist i çveshur komplet nga pjesa politike, siç i gjithë grupi jonë, ka bërë të qartë në këto rreth 2 muaj se cfarë duhet, në cdo media dhe forum të mundshëm.
SIÇ SHIHET ËSHTË THELLËSISHT I PAMJAFTUESHËM KY TENDER.
Me sa më sipër lind pyetja:- a mos vallë qeveria mendon ta kalojë me shtetrrethim, ku populli nuk mund të ankohet e as të kërkojë ndihmë, e cila mendon se popullsia mund ta kalojnë nëpër shtëpi, dhe kush nuk e kalon të shkojë në botën tjetër por pa asnjë zhurmë?
Shpresoj shumë që të jem i gabuar sepse një gjë e tillë është tejet kriminale ndaj popullit shqipëtar.
KJO ËSHTË NJË PYETJE E CILA DUHET TË MARR SA MË PARË NJË PËRGJIGJE OSE PERNDRYSHE CDO HESHTJE ËSHTË NJË MIRATIM I KËSAJ GJENDJE.
Dr. Ilir Pecnikaj.