Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për shërimin e pacientit me koronavirus.
‘I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm!
Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!
Mirënjohje të thellë dhe falënderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!
Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!
Shembuj të shkëlqyer frymëzimi!
Forca të gjithëve!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!’, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.