Rikthehet në detyrë Ilir Allkja, mjeku që denoncoi mungesat

Tuesday, 17 Mars 2020 21:26

Është rikthyer në detyrë mjeku Ilir Allkja, që para pak ditësh u shkarkuar pasi denoncoi mungesën e mjeteve mbrojtëse të mjekëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Allkja, me një mesazh në Facebook.

‘Falë solidaritetit të mijëra njerëzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mi brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politikës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mi dhe do të jem çdo ditë!

 

Ju falënderoj të gjithëve!

 

Ne do t'ja dalim !

Mirënjohje pa fund për besimin e mbështetjen!’, shkruan Ilir Allkja.

Image

Login to post comments