Piero Chiambretti dhe nëna e tij e moshuar Felicita aktualisht ndodhen në dhomën e urgjencës së spitalit Mauriziano në Torino.
Moderatori i njohur dhe nëna e tij rezultuan pozitivë në testin e Koronavirusit, pasi mbërritën me ambulancë në spital, por jo në gjendje të rëndë.
Ditët e fundit, Mediaset kishte urdhëruar pezullimin e programit të realizuar nga Piero Chiambretti, “# CR4 – La Repubblica delle Donne” pas riorganizimit të orareve të kompanisë për të lehtësuar informacionin gazetaresk mbi emergjencën e Koronavirusit.
Në këto orë që flasim, po përgatitet lista e kontakteve që ka pasur Piero Chiambretti. Edhe Serena Grandi ka zbuluar se ajo ka qenë pranë tij dy herë në periudhën e fundit:
“Ne u përqafuam dhe u puthëm me njëri-tjetrin dhe duke pritur të kuptoj se çfarë protokolli duhet të ndjek, e vendosa veten në karantinë”.
Pasi mësoi rastin e moderatorit, aktorja tha: “Më vjen shumë keq për Piero-n. Ata më thanë që ai ka bronkopneumoni, shpresoj që ai të shërohet së shpejti. Unë jam gjithashtu shumë e shqetësuar për nënën e moshuar. Tani që mendoj për këtë pasi isha e ftuar nga ai, kam pasur ethe dhe kollë të keqe që zgjati vetëm disa ditë dhe mendova se ishte shkaktuar nga radioterapia që duhej t’i nënshtrohesha për kancerin e gjirit. Pas Chiambretti-t isha e ftuar dy herë edhe nga Barbara D’Urso. Shpresojmë që gjithçka të përfundojë për më mirë”.