Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe stafi i tij kanë rezultuar negative në analizën e bërë për koronavirusin (COVID-19).
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se testi është bërë pasi që kryeministri dhe stafi i tij kanë takime të shpeshta me delegacione vendore e ndërkombëtare në funksion të detyrave zyrtare, prandaj edhe u është rekomanduar të bëjnë analizat në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
‘Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit (pa përjashtim), si masë kujdesi, janë udhëzuar qe t’iu nënshtrohen analizave. Rezultatet nga analizat kane dal negative për te gjithë. I ftojmë të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të profesionisteve’, tha Kryeziu.